
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka vazhduar vizitat e tij në bizneset lokale, duke ndalur këtë herë te kompania “RC Cola”.
Ai tha se kjo kompani është një histori suksesi që tregon fuqinë e punës.
“Gjatë vizitës, Hyseni u njoh nga afër me proceset e punës dhe përkushtimin e stafit, të cilët po e shndërrojnë këtë brend ndërkombëtar në një krenari për Gjilanin. Vizitat i vazhduam te kompania RC Cola në Gjilan, një histori suksesi që tregon fuqinë e punës dhe vizionin. Nga afër pashë profesionalizmin dhe përkushtimin e tërë stafit, që me punën e tyre po e shndërrojnë këtë brend të njohur ndërkombëtarisht në një krenari për Gjilanin. Do të vazhdojmë t’i mbështesim bizneset, pasi është e qartë se kur bizneset kanë përkrahje të duhur, mund të zhvillohen më shumë dhe të krijojnë mundësi për hapje të vendeve të reja të punës“, shkroi Hyseni.