Biznesmen i njohur në Gjermani që drejton disa hotele/ Kush është Ilir Seferi me numrin 25 në listën e LVV-së? - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Biznesmen i njohur në Gjermani që drejton disa hotele/ Kush është Ilir Seferi me numrin 25 në listën e LVV-së?

    Insajderi
    25 September 2025 - 21:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ilir Seferi, biznesmen i njohur në Gjermani, është bërë pjesë e zgjedhjeve lokale në Skenderaj.

    Seferi kandidon me numrin 25 në listën e LVV-së.

    Kush është Ilir Seferi?

    lir Seferi ka lindur më 12 qershor 1972 në fshatin Prekaz.

    Në moshën vetëm 20-vjeçare, për shkak të ndjekjes nga regjimi jugosllav dhe thirrjes për ushtri në Jugosllavi, Iliri u detyrua të largohet si refugjat në Gjermani.

    Aty arriti të integrohet shpejt, duke mësuar gjuhën dhe duke hyrë aktivisht në jetën shoqërore e politike.

    Në vitin 2012 përfundoi studimet në Shkollen e larte ne Düsseldorf, duke u diplomuar si ekonomist per tutizen dhe hoteleri.

    Më pas vijoi studimet universitare në Tiranë ku përfundoi Bachelor në Ekonomi, si dhe Master në shkenca politike Prishtinë. Karriera profesionale

    Që nga vitet e para në Gjermani, Iliri ndërtoi karrierë të suksesshme në turizëm dhe hoteleri.

    Ai është sot sipërmarrës dhe hotelier i njohur në Bavari, pronar dhe drejtues i disa hoteleve dhe restoranteve prestigjioze: • Alte Posthalterei në Zusmarshausen – një hotel me katër yje superior me histori që daton nga viti 1489, i njohur për elegancën, gastronominë e lartë dhe sallat e tij të konferencave si “Paris”, “München” dhe “Wien”. • Haunstetter Hof në Augsburg – një hotel modern me restorant tradicional, birrari dhe projekte inovative dhe hapësira të reja rekreative.

    Përmes këtyre investimeve, Ilir ka krijuar qindra vende pune dhe ka kontribuar në zhvillimin ekonomik dhe turistik të rajonit.

    Ne vitin 2010 ka Bashkethemeluar Besafondation, nje shoqate ndermarresish ku tani i ka rreth 200 ndermarres te cilet punesojne 3500 punetore ne Bayern Aktiviteti shoqëror dhe arsimor Si kryetar i Besa Foundation (Business Economy Society of Albanians).

    Ilir Seferi është angazhuar në transferimin e sistemit dual gjerman të arsimit profesional në Kosovë. • Është nënshkruar Marrëveshje e Mirëkuptimit me MASHTI, HWK Stuttgart dhe IHK Schwaben, • janë duke trajnuar mbi 40 multiplikatorë që më pas certifikojnë trajnerë të tjerë në Kosovë, • përfitues janë mbi 2600 nxënës profesionalë në 21 shkolla dhe 14 komuna të Kosovës.

    Ky projekt është një nga kontributet më të mëdha të diasporës shqiptare për modernizimin e arsimit profesional në Kosovë. ⸻ Angazhimi politik dhe shoqëror Ilir Seferi ka qenë aktiv politikisht që në moshë të re. Eshte anetar i CSU ne Augsburg.

    Në vitin 2025, Iliri është kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për Asamblenë Komunale të Skenderajt (numri 25 në listë).

    Programi i tij politik fokusohet në: • zhvillimin ekonomik lokal, • përmirësimin e infrastrukturës, • garantimin e ujit të pijshëm për çdo familje, • fuqizimin e rinisë përmes arsimit dhe sportit, • përfshirjen e diasporës në zhvillimin e vendlindjes.

    Motoja e tij është: “Asnjë shtëpi pa ujë, asnjë i ri pa shpresë.”

    Për më shumë ndiqni intervistën e tij:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark