Konfirmohet keqtrajtimi i të burgosurve të rastit të Kumanovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Konfirmohet keqtrajtimi i të burgosurve të rastit të Kumanovës

    Insajderi
    23 April 2016 - 16:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Avokati i Popullit të Maqedonisë, Ixhet Memeti, ka thënë se ndaj të akuzuarve të rastit të Kumanovës në vazhdimësi gjatë sjelljes së tyre nga burgu në gjykatë dhe anasjelltas ka pasur dhunë fizike dhe psikike.

    Avokati ka thënë kështu pas një vizite që ka bërë në burgun e Shutkës për tu njohur nga afër me  gjendjen e të burgosurve.

    Ai ka njoftuar se ka nisur procedura hetimore për maltretim por prokuroria nuk i ka marrë seriozisht, njofton Alsat M.

    Gjatë 9 dhe 10 majit të vitit të kaluar viti, në Lagjen e Trimave në Kumanovë, ndodhi njw përleshje e personave tw armatosur shqiptar me forcat e policisë së Maqedonisë.

    Përleshjet përfunduan me vrasjen e 8 policëve dhe 10 pjesëtarëve të grupit të armatosur./Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark