Gazzetta dello Sport: Zhegrova pritet të startojë për Juventusin nesër - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Gazzetta dello Sport: Zhegrova pritet të startojë për Juventusin nesër

    Insajderi
    26 September 2025 - 11:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përgatitjet e fundit taktike për trajnerin Igor Tudor. Sfidës kundër Atalantës po i afrohet ora dhe Juventus dëshiron të kthehet menjëherë te fitorja pas barazimit ndaj Veronës, që e ngadalësoi marshin dhe e lejoi Napolin të ngjitej në krye me +2 pikë ndaj bardhezinjve.

    Dilema formacioni për trajnerin kroat në këto orë të fundit para përballjes me zikaltërit, transmeton Gazeta Express.

    Siç raporton edicioni i sotëm i Gazzetta dello Sport, ndër opsionet që po shqyrtohen është edhe aktivizimi nga minuta e parë i Edon Zhegrovës.

    Futbollisti kosovar deri tani ka luajtur vetëm shtatë minuta në Veronë dhe mund të luajë në dyshe me Jonathan David, duke riformuar binomin e Ligue 1 me fanellën e Lille.

    Pikërisht dje foli për gjendjen e tij fizike edhe përgatitësi personal, Ardian Sallahu:
    “Zhegrova është plotësisht i aftë të përballojë 90 minuta lojë pa asnjë problem. Ne kemi punuar posaçërisht mbi kërkesat e rolit të tij në fushë përmes seancave teknike me topin dhe lëvizjeve me intensitet të lartë.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    26 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark