Ferit Idrizi: Stadiumin “Musa Abazi” do ta bëjmë realitet, Vushtrria jonë do të përjetojë edhe njëherë emocionet e mëdha të turnirit - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Ferit Idrizi: Stadiumin “Musa Abazi” do ta bëjmë realitet, Vushtrria jonë do të përjetojë edhe njëherë emocionet e mëdha të turnirit

    Insajderi
    26 September 2025 - 17:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i komunës së Vushtrrisë, njëherësh kandidat i PDK-së edhe për një mandat, Ferit Idrizi, ka thënë se do të ndërtojnë stadiumin “Musa Abazi”.

    Ai ka thënë se këtë do ta bëjnë realitet në mandatin e radhës, duke bërë që Vushtrria të përjetojë edhe njëherë emocionet e mëdha të turnirit në futboll të vogël.

    “Stadionin “Musa Abazi” do ta bëjmë realitet. Bashkë me të, së shpejti, Vushtrria jonë do të përjetojë edhe njëherë emocionet e mëdha të turnirit në futboll të vogël, që do ta rikthejmë në stadionin e ri e modern”, ka shkruar Idrizi.

    Idrizi përmes një video në rrjetin social Facebook ka prezantuar planin e tij për këtë stadium. “Për Vushtrrinë tonë, për historinë e qytetit, për sportin!” – ka thënë kandidati Idrizi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark