Policia me komunikatë për aksidentin ku vdiq vëllai i Gjestit: Motoçiklisti humbi kontrollin, goditi veturën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia me komunikatë për aksidentin ku vdiq vëllai i Gjestit: Motoçiklisti humbi kontrollin, goditi veturën

    Insajderi
    26 September 2025 - 18:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka dalë me një komunikatë zyrtare lidhur me aksidentin e rëndë që ndodhi sot në Pejë, ku për pasojë ka humbur jetën vëllai i mitur i këngëtarit Gjesti.

    Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:05, kur autoritetet janë informuar për aksidentin. Nga të dhënat fillestare, dyshohet se aksidenti ka ndodhur pasi drejtuesi i një motoçiklete humbi kontrollin në një kthesë gjatë një përballkalimi, duke kaluar në shiritin e kundërt të rrugës. Si pasojë, ai është përplasur me një veturë që po lëvizte në drejtim të kundërt.

    Në komunikatë thuhet më tej se, përveç viktimës, edhe një person tjetër ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal të Pejës, ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.

    Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në këtë aksident tragjik.

    Njoftimi:

    Humb jetën një person dhe lëndohet rendë një tjetër në aksident trafiku

    Pejë, 26 shtator 2025

    Ju informojmë se me datë 26 shtator 2025, rreth orës 14:05, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Treboviq-Pejё.

    Nё vendin e ngjarjёs kanё dalё njёsitet kompetente tё Njesitit Rajonal tё Komunikacionit Rrugor (NJRKRR).

    Në këtë aksident ishin të përfshira një vetur dhe një motoçiklet.

    Deri te aksidenti  dyshohet se ka ardhur, deri sa  drejtuesi i motoçikletes pasi humb kontrollin në një kthesë ( i dyshuar) gjatë përball kalimit kalon në shiritin e kundërt të rrugës me ç’rast e  godet veturën   e cila ishte duke lëvizur në drejtim të kundërt.

    Si pasojё e kёtij aksidenti njё person ka ndёrruar jetё nё vendin e ngjarjёs, vdekjen e sё cilit e ka konstatuar ekipi mjekёsor, ndёsa personi  i lënduar është  dёrguar mё autoambulancё nё spitalin rajonal nё Pejё, ku është duke u trajtuar.

    Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet  në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark