
Besnik Halili, është numri 38 për kandidat për asamble në listën e Përparim Ramës.
Halili këtë e cilësoi si nder për të duke premtuar se do ecin me vizion të qartë.
“Është nder i madh për mua që dje, së bashku me Kryetarin Përparim Rama dhe Kryetarin e Degës Florian Dushi, bëra prezantimin tim për Asamblenë e Prishtinës! Me vizion të qartë dhe me besimin tuaj, do të ecim drejt fitores së përbashkët! Bashkë për një Prishtinë PËRTEJ! Voto 38 Besnik Halili”, tha ai.
Prezantimi i tij u bë me një video të krijuar me Inteligjencë Artificale.
Në fund Halili ka falënderuar familjen dhe miqtë e tij për përkrahje.
“Faleminderit nga zemra familjes, miqve dhe gjithë rrethit tim për përkrahjen e sinqertë! Bëj prezantimin tim për Asamblenë e Prishtinës me vizion dhe vendosmëri për një qytet më të mirë për të gjithë ne”, shkroi ai.