Xheneta Fetahu apelon për ndalim të shpërndarjes së videove nga varrimi i vëllait të Gjestit - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Xheneta Fetahu apelon për ndalim të shpërndarjes së videove nga varrimi i vëllait të Gjestit

    Insajderi
    28 September 2025 - 13:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-banorja e BBVK, Xheneta Fetahu, ka reaguar sërish në rrjetet sociale pas publikimit të videove dhe fotove nga varrimi i vëllait të Gjestit, duke bërë thirrje për më shumë ndjeshmëri dhe respekt ndaj familjes së pikëlluar.

    “Është shumë e dhimbshme kur momente të tilla të rënda, si varrimi i vëllait të Gjestit, kthehen në skena filmimesh e postimesh në rrjete sociale. Ju lutem, tregoni pak mëshirë dhe respekt për dhimbjen e familjes së tij,” ka shkruar Xheneta.

    Ajo ka falënderuar familjen e Gjestit për mikpritjen dhe zemërgjerësinë, duke kërkuar që videot dhe fotot nga ceremonia të mos shpërndahen.

    “Apeli im është i qartë: mos i ndani videot dhe fotot nga varrimi. Lëreni dhimbjen të mbetet aty ku është – brenda atyre që po e përjetojnë, jo në duart e rrjeteve sociale,” ka përfunduar Xheneta.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark