Uran Ismaili nga ora 19:00 prezanton planin për Barilevën: Ndërtim të sheshit dhe dyfishim të subvencioneve në bujqësi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Uran Ismaili nga ora 19:00 prezanton planin për Barilevën: Ndërtim të sheshit dhe dyfishim të subvencioneve në bujqësi

    Insajderi
    28 September 2025 - 16:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Hajde me gjallë Barilevë!”, ka shkruar kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ndërsa ka paralajmëruar një takim me qytyetarë sonte, ku tha se do t’i shpalosë projektet e tij për Barilevën.

    “Ju pres sonte te shkolla ‘Ali Kelmendi’ në ora 19:00 ku do të flasim për projektet e mia konkrete për Barilevën”.

    Ismaili renditi planet e tij si: “👷 Ndërtimi i sheshit të Barilevës 🏃‍♀️ Rregullimi i shtratit të lumit me shtigje të vrapimit 🏟️ Rregullimi i stadiumit të Barilevës 🌾 Dyfishimi i subvencioneve për bujqësi 👨‍🌾 Fond për mbrojtjen e bujqëve 💡 Ndriçimi publik në të gjitha rrugët dhe hapësirat publike Barileva është pjesë e kryeqytetit dhe ajo meriton kujdes e investime njësoj si qendra. #KohaPerPrishtinen”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark