Hyseni: Me një mbështetje të tillë jemi më të sigurt se kurrë se arroganca e injorimi, mashtrimi e diskriminimi do të marrin fund më 12 tetor! - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Hyseni: Me një mbështetje të tillë jemi më të sigurt se kurrë se arroganca e injorimi, mashtrimi e diskriminimi do të marrin fund më 12 tetor!

    Insajderi
    28 September 2025 - 16:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për Kryetar të Podujevës nga LDK-ja, Ekrem Hyseni është pritur sonte në familjen e madhe Lepaja, në Lepajë.

    Hyseni ka shkruar:

    Me një mobilizim të jashtëzakonshëm e në atmosferë fitoreje u pritëm sot në familjen e madhe Lepaja, në Lepajë.

    Ky entuziazëm e mobilizim, ky vullnet e ky përkushtim i qytetarëve tanë gjjithandej Llapit e Gollakut, në çdo shtëpi, në çdo lagje e në secilin fshat është porosi e qartë se koha e atyre që kanë mashtruar po përfundon.

    Qytetarët e Podujevës nuk e meritojnë e nuk durojnë mashtrimin, arrogancën e nënçmimin.

    Prandaj, me një mbështetje të tillë jemi më të sigurt se kurrë se arroganca e injorimi, mashtrimi e diskriminimi do të marrin fund më 12 tetor!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark