Dardan Berisha: Fuqizimi i grave, garanci për vendimmarrje më të drejtë në Suharekë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Dardan Berisha: Fuqizimi i grave, garanci për vendimmarrje më të drejtë në Suharekë

    Insajderi
    28 September 2025 - 18:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryetar të Suharekës nga Partia Demokratike e Kosovës, Dardan Berisha, ka zhvilluar një takim me gratë e fshatit Sopijë, ku është shoqëruar nga deputetet Ganimete Musliu dhe Blerta Deliu-Kodra.

    Në këtë tubim, ata janë mirëpritur nga kandidatja për Kuvend Komunal, Miranda Kabashi.

    Berisha theksoi se PDK beson fuqishëm në fuqizimin e grave në shoqëri, duke shtuar se vetëm përmes tyre vendimmarrja bëhet më e drejtë dhe më gjithëpërfshirëse.

    “Fuqizimi i grave është thelbësor për një qeverisje të drejtë dhe për zhvillimin e Suharekës”, u shpreh Berisha.

    Në këtë ngjarje u theksua rëndësia e përfshirjes aktive të grave në jetën politike dhe institucionale të komunës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark