"Xhaka është lojtari më i mirë që ka luajtur për Sunderland" - postimi i tifozit që u bë viral pasi e lavdëroi mesfushorin kosovar - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    “Xhaka është lojtari më i mirë që ka luajtur për Sunderland” – postimi i tifozit që u bë viral pasi e lavdëroi mesfushorin kosovar

    Insajderi
    28 September 2025 - 19:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Granit Xhaka po lë gjurmë të forta te Sunderland këtë sezon, duke u konfirmuar si një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit.

    Sipas tifozit Dean Hudson, i cili e ndjek klubin që nga mosha tetë vjeçare, Xhaka është lojtari më i mirë që ka luajtur te Sunderland.

    “Që kur kam qenë rreth 8 vjeç e ndjek Sunderlandin, mendoj se Granit Xhaka është lojtari më i mirë që ka luajtur për klubin në jetën time. Tre asistet e tij kanë vlejtur shtatë pikë për Sunderland”, ka shkruar ai.

    Ky postim ka arritur të marrë mbi 1.2 milion shikime në rrjetet sociale, duke reflektuar vlerësimin e madh të tifozëve për mesfushorin me origjinë shqiptare.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark