Krasniqi: Bizneset gjermane nuk servilohen ndaj Qeverisë së Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi: Bizneset gjermane nuk servilohen ndaj Qeverisë së Kosovës

    Insajderi
    23 April 2016 - 17:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Samir Krasniqi, kryetar i Odës Ekonomike Gjermane në Kosovë, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës që nuk ka ftuar odat e tjera përveç asaj të Kosovës dhe Odës Amerikane kur nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi për zbutjen e papunësisë.

    “A do të thotë që bizneset gjermane, austriake, zvicerane, britanike, franceze, turke e shumë të tjera nuk janë partnerë të qeverisë?”, ka thënë Krasniqi duke kërkuar të dijë se pse nuk janë ftuar edhe këto oda ekonomike.

    “A është kjo qeveri e të gjithëve apo vetëm e grupeve të caktuara, e klienteleve?  Nëse për të qenë partner me qeverinë është kriter serviliteti, atëherë ndjehemi mirë ne bizneset gjermane që nuk jemi pjesë e këtij bashkëpunimi,” ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

    Të shtunën, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, në praninë e kryeministrit Isa Mustafa, nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Odën Ekonomike të Kosovës dhe Odën Amerikane në Kosovë që për synim ka zbutjen e papunësisë në vend./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark