Tubim i madh në Zhur, Totaj premton se pas furnizimit me ujë 24h, do të rriten investimet në mandatin e ri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Tubim i madh në Zhur, Totaj premton se pas furnizimit me ujë 24h, do të rriten investimet në mandatin e ri

    Insajderi
    28 September 2025 - 21:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nga Zhuri, vatër e arsimit, dijes dhe lëvizjeve të mëdha kombëtare, Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, përcolli mesazhin e fuqishëm të fitores që po vjen më 12 tetor.

    “Gjatë këtyre katër vjetëve kemi investuar që Zhurit dhe gjithë Komunës së Prizrenit t’i sigurojmë furnizim me ujë 24 orë, rrugë moderne dhe infrastrukturë përcjellëse. Këto investime do të shumëfishohen në mandatin e ri” – deklaroi Totaj.

    Ai theksoi se: “Të tjerët i kanë llafet, ndërsa ne u grahim punëve. Punët tona flasin më shumë se çdo fjalë”.

    Totaj përfundoi fjalën e tij duke u shprehur se më 12 tetor, Prizreni do ta vulosë edhe njëherë drejtimin e duhur: “Fitorja po vjen dhe do të jetë fitorja e punës, zhvillimit dhe përparimit për secilin qytetar”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark