Arrestohet psikiatri nga Kosova, dyshohet për përndjekje të moderatores së sportit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet psikiatri nga Kosova, dyshohet për përndjekje të moderatores së sportit

    Insajderi
    28 September 2025 - 22:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Behar Kamberi, një mjek psikiatër nga Kosova, është arrestuar pasi akuzohet për përndjekje ndaj moderatores së njohur sportive Albana Bejko.

    Sipas specialistëve për hetimin e krimeve në Komisariatin Nr. 2 në Tiranë, mjeku 42-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se ka përndjekur një 28-vjeçare, duke u shfaqur disa herë pranë banesës së saj.

    Kamberi ndodhet në qelinë e burgut “Mine Peza”, pasi u kap nga efektivët e policisë, ndërsa moderatorja kishte planifikuar skenën, duke e ftuar në një takim në një zonë të Tiranës.

    Sapo Kamberi është paraqitur në vendin e takimit, ai është arrestuar nga oficerët e Komisariatit Nr. 2 të Tiranës, ku ndaj tij rëndon akuza për veprën penale të përndjekjes, ndërsa hetimet janë në vijim. /TopChannel


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark