Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Rama: Dëshmitarët në Hagë duken si aktorë të epokës së Millosheviqit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Rama: Dëshmitarët në Hagë duken si aktorë të epokës së Millosheviqit

    Insajderi
    29 September 2025 - 08:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Gjykata Speciale u formua nga një raport i Dick Martyt, të cilin e quan famëkeq. Në një intervistë për Klan Kosova, ai ka pohuar se themelimi i Speciales është një histori insinuatash.

    I njëjti edhe dëshmitarët në këtë proces i ka quajtur aktorë të epokës së Millosheviqit.

    “Po të shohësh se çfarë e nxiti krijimin e Gjykatës Speciale edhe për çfarë po flitet në këtë proces, se në fund të ditës është harruar se krijimi i Gjykatës është nxitur nga raporti i famëkeqit Dick Martyt, dhe nuk ka asnjë gjurmë, asnjë shenjë, asnjë shkronjë dhe asnjë tingull të lidhur me atë trafik organesh, qoftë në atë çarçafin e akuzës, qoftë në gjithë zhvillimin e procesit. Pra, që këtu ka një devijim dramatik dhe është e gjitha një histori insinuatash e pa mbështetur në asnjë provë bindëse, përkundrazi e mbështetur nga dëshmitarë super-qesharakë që duken si aktorë të epokës së Millosheviqit”, u shpreh Rama.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark