Tahiri për vizitën e Kurtit në SHBA: Bllokoi shtetin, tani kërkon mandat dhe lëmoshë politike në Amerikë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri për vizitën e Kurtit në SHBA: Bllokoi shtetin, tani kërkon mandat dhe lëmoshë politike në Amerikë

    Insajderi
    29 September 2025 - 08:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri ka reaguar ashpër ndaj vizitës së kryeministrit në detyrë Albin Kurti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e akuzuar atë për mashtrim dhe përpjekje për të shmangur përgjegjësinë për pezullimin e dialogut strategjik me SHBA-në.

    Në një postim në Facebook, Tahiri ka thënë se Kurti në SHBA iu tregoi një version të shtrembëruar të së vërtetës, duke fajësuar të tjerët për ngrirjen e marrëdhënieve strategjike, ndërkohë që sipas saj shkaktar është vetë Kurti.

    “Mashtrimi i Kurtit mbërrini në Amerikë – ai iu tregoi atyre pse e kanë pezulluar dialogun strategjik, duke i ikur fajit të vet që ishte sulmi ndaj Gjykatës Kushtetuese, bllokimi i shtetit si dhe detyrimi ta shpall Kuvendin e konstituuar në shkelje të Kushtetutës, vartësi i tij, kryetari i Kuvendit të pakonstituuar”, ka shkruar Tahiri.

    Siç e ka thënë Tahiri, Kurti ka kërkuar “lemoshë politike” në SHBA, duke i thënë zyrtarëve amerikanë se dëshiron edhe një mandat tjetër si kryeministër, ndonëse këtë sipas saj nuk e ka deklaruar asnjëherë në Kosovë.

    “Mashtrimi i Kurtit kalon veç te VV-ja – nuk e kalon rubikonin e Amerikës e as të opozitës në Kosovë”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark