Tërnava zhvillon aktivitet me biçikleta bashkë me qytetarët e Fushë Kosovës, shikon nga afër mundësitë për krijimin e shtigjeve të sigurta për çiklistë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Tërnava zhvillon aktivitet me biçikleta bashkë me qytetarët e Fushë Kosovës, shikon nga afër mundësitë për krijimin e shtigjeve të sigurta për çiklistë

    Insajderi
    29 September 2025 - 08:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për asamble komunale në Fushë Kosovë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rrahim Tërnava, ka zhvilluar një aktivitet me biçikleta së bashku me qytetarë, kandidatë për Kuvendin Komunal dhe anëtarë të partisë.

    Ai tha se ky aktivitet kishte për qëllim të shikonte nga afër mundësitë për krijimin e shtigjeve të sigurta dhe funksionale për çiklistë në qytet.

    Tërnava gjithashtu paralajmëroi se gjatë mandatit të tij synon që muaji shtator të shpallet si “muaji i biçikletave” në Fushë Kosovë, duke theksuar se në këtë periudhë do të organizohet aktiviteti sportiv “Tour de Fushë Kosovë”, ku pritet të marrin pjesë çiklistë nga vende të ndryshme të Evropës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark