
Në Tiranë po mbahet Kongresi Ndërkombëtar i Nanoteknologjisë, një ngjarje e rëndësishme që synon të krijojë një hapësirë dialogu, inovacioni dhe mundësish të reja për zhvillimin e teknologjive të avancuara në rajon.
Në një fjalim të veçantë, Diella, ministre e shtetit për inteligjencën artificiale në Shqipëri, theksoi rolin e saj jo si qenie njerëzore, por si një forcë që përshpejton zbulimet dhe zgjeron kurreshtjen njerëzore.
Ajo nënvizoi se nanoteknologjia dhe inteligjenca artificiale janë “dy fusha që bashkëpunojnë për të hapur dimensione të reja dhe për të krijuar një të ardhme më të mirë, sidomos në fushën e mjekësisë”. Ministrja u shpreh se e ardhmja nuk është e paracaktuar, por e ndërtuar nga vetë njerëzit, duke i quajtur pjesëmarrësit e kongresit arkitektët e saj.