Debat i nxehtë për Ferizajin - Murati e AAK'së ia përmend pentohouse’in Halitit të VV’së: Qysh guxon me kallxu ku jetoj unë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Debat i nxehtë për Ferizajin – Murati e AAK’së ia përmend pentohouse’in Halitit të VV’së: Qysh guxon me kallxu ku jetoj unë

    Insajderi
    29 September 2025 - 12:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidatja e AAK’së, Xhemile Murati- Shabani dhe kandidati i VV’së, Enver Haliti për kryetar të Ferizajt janë përplasur gjatë një debati televiziv.

    Derisa diskutimi ishte për dhënien e lejeve ndërtimore, Murati tha se Haliti i VV’së jeton në penthouse.

    “Do ta funksionalizojmë edhe zyrën e inspektoratit që është shumë më rëndësi sepse do të bëhet digjitalizimi i të gjitha shërbimeve që kanë të bëjnë me lejet e ndërtimit dhe legalizimet. Përndryshe ne kemi këtu në mesin e kandidatëve që kanë blerë prej ndërtuesve dhe jetojnë në penthouse, njëri prej tyre është edhe z.Enver Haliti që jeton në katin më të lartë”, tha ajo.

    Kjo deklaratë e nervozoi Halitin.

    “Çfarë relevance ka kjo se s’po e kuptoj, cila është relevanca këtu, çka po don me thënë me këtë? Qysh guxon me tregu ku banoj unë, qysh guxon ti?”

    “Nuk dhashë adresë”, u përgjig Murati.

    “Ti nuk e di se si je kandidate këtu, se e luan rolin e avokatit e kandidatit të PDK’së dhe nuk ke të drejtë absolutisht të bisedosh për shtëpinë, banesën time. Ta ndaloj ta përdorësh, ta përmendësh, është hera e fundit që e përmend ti ku banoj unë, në cilën adresë dhe në cilin kat”, tha Haliti

    “Përderisa konsideron që Ferizaj qenka i shkatërruar, atëherë ne s’duhet të bëhemi pjesë e këtij shkatërrimi”, u përgjigj Murati.

    Më pas Haliti iu drejtua asaj duke i thënë “ti je pjesë e këtij shkatërrimi dhe më së paku ke të drejtë të flasësh për këtë punë”.

    Ajo u pyeti pse.

    “Për shkak se ti u takon qatyne personave që kanë qenë nënkryetar kur është bërë ky plan zhvillimor që po përmendet dhe ai është person kryesor që e ka shkatërruar Ferizajn”, u përgjigj Haliti në Kanal10.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark