
Kandidati për kryetar të Komunës së Vushtrrisë nga radhët e LDK’së, Xhafer Tahiri, ka premtuar se gjatë mandatit të tij do të ndërtojë urë të re që lidh fshatrat e Qyqavicës me qytetin.
Tahiri ka deklaruar se ura do të lidhet tek fshati Novolan, mbi lumin Sitnica.
Shkrimi i plotë:
Vizitova sot lagjen te varrezat e vjetra të qytetit
Në mandatin tim, Vushtrria dhe fshatrat e Qyqavicës do të lidhen përmes kësaj rruge duke ndërtuar urë të re mbi lumin Slinica e që lidhet te fshati Novolan.
Për 4 vite, aty ku e kemi lënë aty ka mbetur, punë të kryera keq e të papërfunduara
Rruga që lidh qytetin me Novolanin dhe fshatrat e Qyqavicës nuk u përmend asnjëherë në këto 4 vite.
Trotuari mbeti aty ku e kemi lënë, ndërsa rruga është plot gropa.