“Çezma me sensora si në hotel” - gazetarja e zë Faton Pecin në rrenë publikisht, tualetet në Qendrën e Kulturës plotësisht funksionale - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    “Çezma me sensora si në hotel” – gazetarja e zë Faton Pecin në rrenë publikisht, tualetet në Qendrën e Kulturës plotësisht funksionale

    Insajderi
    29 September 2025 - 16:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i GUXO për kryetar të Mitrovicës, Faton Peci, ka thënë mbrëmë në një debat televiziv se tualetet e Qendrës së Kulturës në Mitrovicë janë të mbyllura dhe nuk mund të përdoren nga audienca që shkon në këtë qendër.

    E për ta vërtetuar këtë, gazetarja e Mitropol ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe i ka parë për së afërmi. Për këtë ka biseduar edhe me drejtorin e kësaj Qendre, Naser Hajdarin.

    Drejtori Hajdari ka thënë se tualetet janë të qasshme si nga stafi i Qendrës dhe Teatrit, ashtu edhe nga audienca sa herë ka organizime.

    Për të dëshmuar këtë, drejtori Hajdari bashkë me gazetaren vizituan tualetet e kësaj qendre, ku së fundmi janë investuar mjaft shumë para nga Komuna dhe Ministria.

    Sic shihet edhe nga pamjet, tualetet janë të qasshme nga holli i Qendrës, e madje kanë ndriçim inteligjent si dhe çezma me sensorë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark