Ferit Idrizi mirëpritet ngrohtë tek Novolani, premton vazhdimin e mbështetjes për bizneset vushtrriase - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Ferit Idrizi mirëpritet ngrohtë tek Novolani, premton vazhdimin e mbështetjes për bizneset vushtrriase

    Insajderi
    29 September 2025 - 17:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i PDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi, në vazhdën e vizitave të tij në bizneset lokale të qytetit ka ndaluar edhe tek kompania e suksesshme Novolani.

    Aty ai u prit ngrohtësisht nga pronarët të cilëve u premtoi vazhdimin e mbështetjes edhe në mandatin e ardhshëm.

    Postimi:

    Vizitat tona te bizneset i vazhduam te kompania Novolani, ku patëm një mikpritje të ngrohtë nga pronari Ibrahim Novolani.

    Kjo kompani prej vitesh është ndër më të suksesshmet në treg, me prodhimin e dyerve, dritareve, fasadave gjysmë-strukturale të aluminit, roletave dhe xhamave lëvizës.

    Ky sukses është dëshmi e vizionit dhe punës së palodhshme të bizneseve tona që po na bëjnë krenarë në gjithë botën.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark