Habit Shqipe Hysenaj: Kam gjashtë vite që nuk kam pasur kontakt fizik me një mashkull - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Habit Shqipe Hysenaj: Kam gjashtë vite që nuk kam pasur kontakt fizik me një mashkull

    Insajderi
    29 September 2025 - 22:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në emisionin “Live from Tirana” ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Shqipe Hysenaj, ka ndarë disa rrëfime personale që kanë zgjuar interes të madh.

    Ajo foli hapur për periudhën e gjatë të vetmisë dhe mënyrën se si e sheh raportin me lidhjet sentimentale.

    “Kam më shumë se 6 vite që nuk kam pasur asnjë lidhje dhe asnjë kontakt fizik me asnjë mashkull”, u shpreh ish-konkurrentja.

    Tregoi se njohjet e reja shpesh i përjeton me siklet dhe se nuk e ka të lehtë të krijojë lidhje.

    Për të, më e rëndësishme është ndjenja shpirtërore sesa momentet fizike.

    “Puthja nuk ka rëndësi, lidhja shpirtërore është mbi gjithçka”, theksoi ajo.

    E pyetur më tej, ish-banorja shtoi me sinqeritet se edhe nëse do të kalonin 10 vite të tjera pa kontakt fizik, kjo nuk do të ishte problem për të.

    “Jam tip i komplikuar”, theksoi mes tjerash.

    Deklaratat e saj u pritën me shumë reagime e i habitur ngeli edhe moderatori i këtij programi Ronaldo Sharka.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark