
Behar Kamberi, mjeku psikiatër që Policia e Tiranës e arrestoi pas një kallëzimi të bërë nga moderatorja sportive, Albana Bejko, e cila pretendonte se ishte përndjekur nga ai, është liruar.
Disa mesazhe të lexuara nga gazetari Elton Qyno, tregojnë një ndjenjë sentimentale që mjeku kosovar Behar Kamberi, ka shfaqur ndaj moderators sportive.
Mesazhe me tekste si: “…Të dua…dëshiroj të martohem me ty…” apo “…jeni shumë e bukur, dua tju takoj se kam ardhur nga Kosova vetëm për ju…”, janë vlerësuar nga Prokuroria e Tiranës si një komunikim krejt normal dhe aspak shqetësues, intimidues, apo kanosës për jetën e moderatores sportive.
Mbi të gjitha këto mesazhe të këqyrura nga Prokuroria, nuk përbëjnë shkak serioz për vijimin e mbajtjes në burg të mjekut psikiatër Behar Kamberi.
Lidhur me këtë rast në pyetje është marë dhe mjeku psikiatër, i cili mes lotëve ka dëshmuar në polici se thjesht ka shfaqur ndjenjat sentimentale dhe kishte ardhur në Tiranë, me shpresën për ta takuar Albanën dhe propozuar për martesë.
Mjeku mes lotëve është shprehur se nuk mund të qëndrojë në burg vetëm se ka shfaqur pëlqimin ndaj një vajze, pasi sipas tij ai në asnjë moment nuk e ka kanosur apo ta ketë frikësuar moderatoren sportive.
Nisur nga kjo situatë, Prokuroria e Tiranës pasi studioi në tërësi rastin në fjalë, vendosi urdhërimin e lirimit të menjëhershëm të mjekut kosovar Behar Kamberi, duke zgjedhur që hetimi ndaj tij të vijojë në gjendje të lirë.
Rasti në fjalë tregon vijën juridike delikate të përndjekjes dhe shfaqjes së një ndjenje dashurie ndaj një vajze, e cila edhe pse nuk shfaq dakordësinë i drejtohet policisë me një kallëzim penal, duke çuar në arrestimin e mjekut kosovar.