
Kandidati i PDK-së për Komunën e Fushë-Kosovës, Rrahim Tërnava, ka bërë të ditur se ka menduar një projekt të ri për qytetin, i cili sipas tij do t’i japë një frymë moderne dhe të gjelbër.
Sipas tij do të ndërtohet një hapësirë publike ku qytetarët do të pushojnë, do të kalojnë kohë me familjet dhe shoqërinë, si dhe do të gjallërohet jeta ekonomike e qytetit.
“Në zemër të Fushë Kosovës, pranë stacionit të trenit, kemi menduar një projekt që i jep qytetit frymën moderne dhe të gjelbër që e meriton. Ky vend do të bëhet një hapësirë ku qytetarët do të pushojnë, do të kalojnë kohë me familje e shoqëri por edhe do të gjallërohet jeta ekonomike e qytetit”, ka deklaruar Tërnava.