
Ndërtimi i Spitalit të Prishtinës, njëri nga 10 vendimet e para të Uran Ismailit si kryetar (VIDEO)Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, sot në një konferencë për media ka prezantuar 10 vendimet e menjëhershme që do të marrë si kryetar i ardhshëm i kryeqytetit, ku një nga prioritet e tij është edhe ndërtimi i Spitalit të Prishtinës.
Ismaili theksoi se ky projekt është urgjent dhe jetik për qytetarët e Prishtinës, të cilët prej dekadash kanë mbetur pa spital të vetin. “Prishtina nuk ka kohë për eksperimente, për kaos e bllokada që ia vështirësojnë jetën qytetarëve. Nuk ka kohë për plane 10-vjeçare e projekte futuristike. Ka ardhur koha që qytetarët e Prishtinës të marrin trajtimin e merituar në qytetin e tyre,” tha ai.
Ndërtimi i Spitalit të Prishtinës, sipas Ismailit, nuk është një ide e re: plani për këtë projekt është përgatitur që nga koha kur ai drejtonte Ministrinë e Shëndetësisë. Sot, ai e quajti këtë zotim si një ndër hapat e parë të pandalshëm në rast se zgjidhet kryetar i kryqytetit.
Përveç spitalit, Ismaili ka prezantuar edhe 10 vendimet e para që do të ndërmarrë si kryetar:
Në fund të konferencës, Ismaili ka bërë nënshkrimin formal të këtyre zotimeve, duke e quajtur 13 tetorin momentin e nisjes së një epoke të re për Prishtinën.