
Duke folur me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë në lidhje me planin 20-pikësh për paqe në Gaza, presidenti amerikan, Donald Trumo deklaroi se “ne thjesht po presim Hamasin”.
Ai shtoi se “të gjitha vendet arabe, vendet myslimane janë të gjitha të regjistruara. Izraeli është i gjithë i regjistruar”, shkruan BBC.
Nëse Hamasi nuk e nënshkruan marrëveshjen, Trump thotë se “do të jetë një fund shumë i trishtueshëm”.
I pyetur se si mund të duket reagimi i Izraelit nëse Hamasi e refuzon marrëveshjen, Trump thotë se do ta lërë Izraelin “të shkojë dhe të bëjë atë që duhet të bëjë, dhe ata mund ta bëjnë këtë mjaft lehtë”. Megjithëse nuk jep detaje specifike.
Hamasi ka “paguar një çmim të madh”, thotë presidenti amerikan, duke shtuar se udhëheqja e tyre është “vrarë tri herë të ndryshme”.
“Me Hamasin, është shumë e thjeshtë”, thotë ai, “ne duam që pengjet të kthehen menjëherë dhe duam sjellje të mirë.”,theksoi Trump./abcnews.al