
Një foshnjë e porsalindur e vdekur është gjetur mbi çatinë e një garazhi të hapur në qytetin Graz të Austrisë.
Policia po heton nën dyshimin për një vepër të dhunshme, raportoi RTL.
Një fqinj e kishte zbuluar fëmijën e pajetë dhe kishte lajmëruar policinë.
Banorët fillimisht nuk ishin të gjurmueshëm, tha një zëdhënës i policisë për APA.
Policia e Grazit fillimisht nuk mundi të gjente banorët e shtëpisë ku ndodhi ngjarja, por pas disa orësh kërkimesh, ata arritën të identifikonin nënën e fëmijës.
Siç citon rtl gjerman, 20-vjeçarja ka deklaruar se e kishte lindur fëmijën e saj në kushte të vetme dhe kishte vendosur ta heqë qafe. Ajo ka shtuar se nuk kishte qenë në dijeni të shtatzënisë së saj.
Vendi i ngjarjes ndodhet në një lagje të qetë banimi në qytetin me rreth 300 mijë banorë në Austrinë jugore. /Insajderi.org/