Shaqir Totaj prezanton projektin gjigant në Bazhdarhane me 500 vendparkingje dhe hapësira të gjelbra - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Shaqir Totaj prezanton projektin gjigant në Bazhdarhane me 500 vendparkingje dhe hapësira të gjelbra

    Insajderi
    30 September 2025 - 21:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka prezantuar projektin më të madh në historinë e qytetit – transformimin e Bazhdarhanës dhe lagjeve përreth – që do ta shndërrojë këtë zonë në një qendër moderne për qytetarët.

    “Një epokë e re për Prizrenin po nis. Projekti i transformimit të Bazhdarhanës është investimi më i madh në historinë e qytetit tonë dhe do ta kthejë këtë zonë në zemër moderne të Prizrenit” – tha Kryetari Totaj.

    Ai shtoi se ky projekt do ta ndryshojë rrënjësisht hapësirën urbane përballë Qendrës Sportive “Sezai Surroi”:

    “Do të ngrihet ndërtesa e re moderne e Komunës së Prizrenit, do të krijohen hapësira të gjelbra, sheshe për familjet dhe fëmijët, një auditorium me 800 ulëse, si dhe 500 vendparkime nëntokësore”.

    Në përfundim, Kryetari Totaj theksoi vizionin e tij për të ardhmen:

    “Ky investim do t’i japë qytetit tonë frymë të re kulturore, shoqërore e komunitare, duke hapur rrugën drejt Prizrenit modern 2025-2029″.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark