Shukri Buja premton zhvillim të madh për Lipjanin: Fitorja është e jona - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Shukri Buja premton zhvillim të madh për Lipjanin: Fitorja është e jona

    Insajderi
    30 September 2025 - 21:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka prezantuar vizionin e tij për qytetin, duke premtuar ndryshime të rëndësishme në infrastrukturë, arsim dhe shërbime për qytetarët.

    Sipas Bujës, një Lipjan modern do të ketë nënkalime bashkëkohore, treg të gjelbër, stacion të ri autobusi, shkolla dhe çerdhe të reja, rrugë të gjera dhe hapësira sportive ku rinia mund të ndërtojë të ardhmen e saj.

    “Ky është vizioni ynë. Ky është premtimi ynë. Lipjani do të bëhet më mirë me PDK-në. Lipjani do të bëhet më mirë me qeverisjen time. Fitorja është e jona!”, tha Buja.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark