Kapen sërish perime me pesticide nga Shqipëria, Kroacia bllokon 8 mijë kg speca të kuq djegës të Divjakës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kapen sërish perime me pesticide nga Shqipëria, Kroacia bllokon 8 mijë kg speca të kuq djegës të Divjakës

    Insajderi
    01 October 2025 - 16:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kapen sërish perime me pesticide nga Shqipëria, Kroacia bllokon 8 mijë kg speca të kuq djegës të Divjakës

    Rreth 8000 kilogramë speca të kuq djegës nga Divjaka e Shqipërisë janë bllokuar sot nga autoritetet kroate, pasi kanë rezultuar të kontaminuar me tre preparate bujqësore të ndaluara për përdorim në Bashkimin Evropian.

    Raportohet se sasia e bllokuar do të asgjësohet në Kroaci, sipas protokolleve të sigurisë ushqimore.

    Ky nuk është rasti i parë që produktet bujqësore shqiptare ndalohen në kufijtë e BE-së. Vetëm një muaj më parë, perime të tjera nga Shqipëria, të destinuara për Kroaci dhe Slloveni, u ndaluan për të njëjtën arsye – përmbajtje të lartë të pesticideve të ndaluara.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark