Insajderi
Lajme

Kjo është edukatorja në Pejë që ndalua nga Policia nën dyshimin për keqtrajtim të fëmijës

Insajderi
01 October 2025 - 17:38
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kjo është edukatorja në Pejë që ndalua nga Policia nën dyshimin për keqtrajtim të fëmijës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një edukatore në një institucion parashkollor në Pejë është ndaluar nga Policia e Kosovës për 48 orë, pasi dyshohet se ka keqtrajtuar një fëmijë.

Gazeta Insajderi merr vesh se edukatorja e ndaluar është Antonella Krasniqi.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka konfirmuar për Insajderin se pas denoncimit është iniciuar procedura hetimore.

“Pas denoncimit të një edukatorje nën dyshimin se ka keqtrajtuar një fëmijë, Prokuroria ka filluar hetimet. Këto hetime kanë dërguar në drejtim të nxjerrjes së vendimit për hetim. Hapat që ka marrë Prokuroria në Pejë janë që e njëjta nën këtë dyshim është ndaluar për 48 orë, dhe hapat e tjerë po vazhdojnë sipas Kodit të Procedurës Penale,” ka deklaruar Nikçi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark