Mrika Krasniqi Shala: Si kandidate për Kuvendin Komunal, do të kontribuoj për një Gjilan modern dhe të zhvilluar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Mrika Krasniqi Shala: Si kandidate për Kuvendin Komunal, do të kontribuoj për një Gjilan modern dhe të zhvilluar

    Insajderi
    01 October 2025 - 21:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mrika Krasniqi Shala, kandidate për Kuvendin Komunal të Gjilanit nga Partia Demokratike e Kosovës, ka bërë të ditur se do të angazhohet fuqishëm për zhvillimin e qytetit dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.

    Në një postim në rrjetet sociale, Krasniqi Shala ka theksuar disa prioritetet e saj kryesore:

    • Përmirësimi i infrastrukturës në qytet dhe fshatra, me rrugë të rregulluara, ujë të pastër dhe kushte më të mira jetese;
    • Shëndetësi primare cilësore dhe shërbime të shpejta e të afërta për qytetarët;
    • Mbështetje e bujqësisë dhe bizneseve lokale, për krijimin e vendeve të punës dhe zhvillimin ekonomik;
    • Aktivizim i diasporës si partner zhvillimor, duke kthyer remitancat në investime konkrete;
    • Përfaqësim i drejtë dhe zë i fuqishëm për gruan dhe familjen.

    “Besimi juaj është forca ime. Me numrin 6️⃣ në listën e PDK-së, së bashku ndërtojmë një Gjilan modern, funksional dhe të zhvilluar”, ka shkruar Krasniqi Shala.

    The current image has no alternative text. The file name is: 547297088_122095763739030087_1952019687327254409_n.jpg


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark