
Analisti politik, Astrit Gashi, ia ka numëruar dështimet kandidatit për kryetar të Prishtinës, Përparim Ramës, përgjatë debatit televiziv mbrëmë.
Në studion e ‘Debat Plus’ në RTV Dukagjini, Gashi ka cekur vonesat në ndërtimin e unazës së brendshme, që llogaritet një nga premtimet kryesore të Përparim Ramës. Ai ka përmendur edhe ndryshimet në data që janë bërë tek tabelat sinjalizuese të punimeve, shkruan Insajderi.
“Unaza e brendshme që ka me u kry në tetor që ka thënë z. Rama, ka nisë për 120 ditë dhe janë bërë 400 ditë që s’është kry. Është hjekë ajo shenja aty, ku shkruhet 120 ditë pune kanë kalu 2 vjet e gjysmë a tri dhe ende nuk është kry”, ka deklaruar ai përballë Ramës.
Pos tjerash, ai ka bërë një krahasim të Tregut të Gjelbër me infrastrukturën në Kandahar të Afghanistanit gjatë udhëheqjes së talibanëve, ku e ka vlerësuar si “më të mirë” situatën e kësaj të fundit.
“Tregu i Gjelbër, premtimi ka qenë nëntë muaj pas marrjes së mandatit. Aty, në Kandahar kur e kanë udhëheqë talibanët, ma mirë u kanë, sesa që është tek Tregu i Gjelbër. Kandaharin e udhëhequr nga talibanët, ende pa u çliru. Keq është aty, keq ka mbetë aty”.
Po ashtu, ka përmendur edhe ndryshimet e datave dhe vonesat në rrugën A.
“Rruga A ndonëse ka pasë probleme, prapë është vonu. Është hera e katërt që jepet nga komuna zyrtarisht dhe jo-zyrtarisht data kur lëshohet rruga A. Është jep një në tetor të vitit të kaluar, një në mars ose prill të këtij viti, pra ka vonesa edhe aty”, ka thënë më tej analisti Gashi.
Gashi ka theksuar edhe mos-realizimin e premtimeve për ndërtimin e shkollave, Siç ka thënë ai, shtatë janë premtuar e vetëm një ka filluar të ndërtohet.
Analisti ka thënë se jo çdoherë ka qenë faji tek Hajrulla Çeku në mosrealizimin e punimeve. /Insajderi.org/