
Kandidati për kryetar të Komunës së Mitrovicës nga radhët e PDK’së, Arian Tahiri, ka vizituar Bajgorën, ku njerëzit e saj i ka quajtur të ndershëm, krenarë e të pathyeshëm.
“Në Bajgorën e trimave dhe të UÇK-së. Në mesin e njerëzve të ndershëm, krenarë e të pathyeshëm të Shalës. Kjo është besëlidhja jonë për Mitrovicën”, ka thënë Tahiri.
Tahiri ka falënderuar bajgorasit për mbështetjen dhe besimin.
“Për Mitrovicën që nderon sakrificën dhe ecën përpara me dinjitet. Për Mitrovicën që i qëndron besnike historisë dhe qytetarëve të saj. Për një Mitrovicë ku brezat e rinj do të rriten me shpresë dhe mundësi të barabarta. Faleminderit për mbështetjen dhe besimin, Bajgorë!”, ka përmbyllur shkrimin ai.