
Greta Thunberg është tërhequr nga anija e saj “Flota e Lirisë” nga forcat detare izraelite, ndërsa ajo i afrohej Rripit të Gazës së rrethuar.
Pas ndalimit, ajo ka bërë thirrje nga qeveria Suedeze që të angazhohet në lirimin e saj.
“Unë quhem Greta Thunberg dhe vij nga Suedia. Nëse po e shihni këtë video, ne jemi ndaluar dhe rrëmbyer në ujërat ndërkombëtare nga forcat pushtuese izraelite ose forca që mbështesin Izraelin. I bëj thirrje të gjithë miqve, familjes dhe shokëve të mi të ushtrojnë presion mbi qeverinë suedeze që të na lirojë mua dhe të tjerët sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë ajo përmes një video të publikuar në X.
If you stand with Greta Thunberg, reply with a dot to spread this.pic.twitter.com/eiA5bOegLF
— Donya 🇵🇸 (@donyaihsan) October 1, 2025
Ndërsa Flota Globale Sumud iu afrua territorit palestinez me ndihma humanitare të mërkurën në mbrëmje, të paktën 19 anije u ndaluan dhe në to hipën pjesëtarë të marinës izraelite, sipas atyre që ishin në bord.
Anijet Sirius, Alma dhe Adara u ndaluan rreth 80 milje nga bregu i Gazës, sipas organizatorëve që ndanë pozicionet e drejtpërdrejta të flotës, transmeton Telegrafi.
Në pamjet e postuara në X nga Ministria e Jashtme e Izraelit, aktivistja suedeze e klimës Thunberg shihet midis atyre që po ndalohen nga zyrtarët.
Already several vessels of the Hamas-Sumud flotilla have been safely stopped and their passengers are being transferred to an Israeli port.
Greta and her friends are safe and healthy. pic.twitter.com/PA1ezier9s— Israel Foreign Ministry (@IsraelMFA) October 1, 2025
Ndërsa është ulur në dysheme, Thunberg merr atë që duket të jetë një shishe me ujë dhe vesh një kapelë të gjelbër me bretkosë dhe një pallto të bardhë ndërsa merr sendet e saj.
“Tashmë disa anije të flotës janë ndaluar në mënyrë të sigurt dhe pasagjerët e tyre po transferohen në një port izraelit”, thuhej në postim.
“Greta dhe miqtë e saj janë të sigurt dhe të shëndetshëm”, u tha ndwr tjera nga autoritetet izraelite.
Thunberg dhe aktorja amerikane Susan Sarandon, së bashku me nipin e Nelson Mandelës, Mandla Mandela, janë pjesë e konvojit kontrovers prej rreth 43 anijesh dhe 500 aktivistësh dhe punonjësish humanitarë që lundrojnë në atë që ata e përshkruajnë si një ‘mision paqësor’ për të shpërndarë furnizime për palestinezët në Gaza.
Thunberg u deportua nga Izraeli në qershor kur anija në të cilën ajo po udhëtonte me 11 persona të tjerë, Madleen, u ndalua nga ushtria.
Në atë kohë, Izraeli u akuzua për përdorimin e dronëve për të spërkatur një substancë irrituese në flotën e Thunberg, para se të hipte në të dhe ta ndalonte atë dhe aktivistë të tjerë.