Mediumi i afërt me Juventusin: Zhegrova mungon edhe në ndeshjet e tetorit te Kosova - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Mediumi i afërt me Juventusin: Zhegrova mungon edhe në ndeshjet e tetorit te Kosova

    Insajderi
    02 October 2025 - 14:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Edon Zhegrova shihet si një nga opsionet kryesore për Juventusin në ndeshjen e ardhshme kundër Milanit, por Kombëtarja e Kosovës do të duhet të bëjë pa të edhe gjatë tetorit.

    Sipas të përditshmes italiane e cila është e afërt me Juventusin, Tuttosport, sulmuesi kosovar pritet të mbetet në Torino gjatë pauzës së kombëtareve për t’u rikuperuar plotësisht nga lëndimi dhe të rikthehet në formë.

    Federata e Futbollit të Kosovës po konsideron që t’i japë më shumë kohë pushim, në mënyrë që ai të rikthehet i freskët dhe në formën më të mirë fizike.

    Zhegrova mungoi për Kosovën edhe në shtator në sfidat ndaj Zvicrës dhe Suedisë. Ndërkohë në tetor ai pritet t’i humbas dy sfidat ndaj Sllovenisë dhe Suedisë.

    Tuttosport shkruan se Zhegrova është favorit për të marrë fanellën e titullarit ndaj Milanit, pasi ai në mesjavë nuk luajti asnjë minutë ndaj Villarrealit në Ligën e Kampionëve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark