Totaj: Prizreni është qytet me shumë vlera, gjasat janë maksimale që do ta mbajmë pushtetin - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Totaj: Prizreni është qytet me shumë vlera, gjasat janë maksimale që do ta mbajmë pushtetin

    Insajderi
    02 October 2025 - 17:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka folur për fushatën në këtë qytet, ku ai është duke kandidatura edhe për një mandat si kryetar.

    Totaj ka thënë se gjasat janë maksimale që ta mbajnë pushtetin.

    Ai ka vlerësuar Prizrenin si qytet me zhvillim ekonomik e qytet me shumë vlera.

    ‘‘Kemi pasur shumë takime. Asnjëherë s’mundesh me i arrit të gjithë. Kemi pas kontakte të mjaftueshme, dhe disponimi dhe atmosfera janë relativisht janë të mira. Përpara se me qenë Jerusalem i PDK, Prizreni është qytet me shumë vlera, është qytet me zhvillim ekonomik, me diversitet, gjasat janë maksimale që do ta mbajmë pushtetin. Unë jam optimist me vetëbesim të plotë’’, ka thënë ai në T7.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark