
Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, i është kundërpërgjigjur kandidatit për kryetar të kësaj komune nga Lëvizja Vetëvendosje, Artan Abrashi, i cili ka shtruar pyetjen se ku kanë mbetur rreth 100 milionë euro.
Totaj ka thënë se ato janë mjete të buxhetit të Kosovës që janë investuar në projekte konkrete.
Kryetar i Prizrenit ka thënë edhe se për shkak të kontratës kolektive, kësaj komune i janë marrë rreth 22 milionë euro.
‘‘Atij s’ka nevojë me i kallzu as prokurorisë s’ka nevojë me i kallzu se ato janë mjete të buxhetit të Kosovës që janë investu në projekte. Dhe të gjitha ato projekte që janë realizuar kanë kosto dhe obligime financiare që duhet me i kry. Një pjesë e atyre mjeteve kanë shku të qeveria qendrore për shkak të kontratës kolektive. Unë e konsideroj të padrejtë. Sepse kontrata është nënshkruar nga Ministria dhe sindikata e arsimit dhe jo nga komuna. Neve na’u kanë marr 22 milionë’’, ka thënë ai i ftuar në FRONTAL në T7.