
Kandidati për kryetar të Komunës së Podujevës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ekrem Hyseni, ka prezantuar një nga prioritetet kryesore të tij në fushatë: transformimin e Sheshit “Ali Ajeti” në një hapësirë moderne, funksionale dhe të gjelbër.
Hyseni ka bërë të ditur se ky projekt përfshin katër faza të mëdha zhvillimore:
Ridizajnimi i Sheshit “Ali Ajeti”, për ta bërë atë më të qasshëm dhe estetikisht më tërheqës për qytetarët;
Ndërtimi i Çarshisë së qytetit, si një qendër atraktive për artizanët dhe aktivitetet lokale;
Krijimi i një parkingu nëntokësor me kapacitet prej 300 veturash, për të lehtësuar trafikun në qendër;
Ndërtimi i një parku rreth sheshit dhe mbi parkingun nëntokësor, që do t’i shtojë qytetit hapësira të reja të gjelbra.