Përleshje e të shtëna me armë në stacionin e autobusëve në Pejë, arrestohen katër persona - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Përleshje e të shtëna me armë në stacionin e autobusëve në Pejë, arrestohen katër persona

    Insajderi
    03 October 2025 - 09:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Janë arrestuar katër të dyshuar që shkaktuan rrahjen në stacionin e autobusëve në Pejë.

    Rasti ka ndodhur të enjten në mëngjes, derisa u raportua se pati edhe të shtëna me armë.

    Sipas Policisë, nuk ka pasur të lënduar nga ky rast.

    “Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që janë përfshirë në një rrahje me disa persona tjerë. Në rast dyshohet se është përdorur edhe armë zjarri. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark