Fahri Shabani: Dyfishohen ekipet e Kujdesit Mjekësor Shtëpiak në Mitrovicë, shërbimi ofrohet 7 ditë në javë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Fahri Shabani: Dyfishohen ekipet e Kujdesit Mjekësor Shtëpiak në Mitrovicë, shërbimi ofrohet 7 ditë në javë

    Insajderi
    03 October 2025 - 09:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mitrovica do të ketë tashmë ekipe të shtuara për Kujdesin Mjekësor Shtëpiak, duke u ofruar qytetarëve mbështetje të zgjeruar shëndetësore në kushte shtëpie.

    Kandidati për Asamble nga PDK në Mitrovicë, Fahri Shabani, ka njoftuar se pas riorganizimit dhe fuqizimit të këtij shërbimi, janë dyfishuar ekipet mjekësore, të cilat do të jenë në dispozicion çdo ditë të javës, nga ora 08:00 deri në 20:00.

    Numri kontaktues për këtë shërbim është: 045 822 824, dhe qytetarët mund të përfitojnë nga nesër.

    “Kujdesi Mjekësor Shtëpiak nuk është thjesht një shërbim mjekësor, por një mbështetje gjithëpërfshirëse për të gjithë ata qytetarë që përballen me sfida të rënda shëndetësore,” tha Shabani, duke theksuar se ky shërbim lehtëson dhimbjet dhe simptomat e pacientëve, ndërsa familjarëve u ofron siguri, këshilla dhe ndihmë profesionale në momentet më të vështira.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark