
Sipas meteorologut Mendim Rugova, reshjet e datës 3 janar janë ndër më të hershmet që janë shënuar ndonjëherë në këtë periudhë të vitit.
Rugova ka deklaruar se reshjet e borës në Prishtinë kanë thyer rekord, si për nga data e hershme, ashtu edhe për nga sasia e borës së rënë.
Deri më tani, sipas tij data më e hershme kur është shënuar një shtresë dëbore ka qenë 7 tetori i vitit 2017, kur ishin regjistruar rreth 1 centimetër borë.
Postimi i plotë:
Në Prishtinë shënohet data më e hershme e tetorit me shtresë dëbore
3.10.2025 – Me një shtresë prej 10cm borë, data e 3 tetorit është më e hershmja përgjatë muajit tetor në Prishtinë ku reshjet e dëborës formojnë një shtresë. Deri më tani 7 tetori i 2017-ës ishte dita më e hershme që bie borë në Prishtinë dhe formon shtresë, dhe atë vetëm prej 1cm.
Kjo shtresë e sotme prej 10cm, është më e larta, pra rekorde për muajin tetor. Më 1997 e 2003 kishte pasur shtresa dëbore, por vetëm prej 4cm, dhe atë krejt nga fundi i tetorit, më 28 tetor 1997, dhe 27 tetor 2003. Patjetër që shkaku i topografisë së Prishtinës, trashësia e borës mund të ndryshojë, meqenëse në pjesë më të ulëta, shtresa mund të jetë më e ulët.