
Në kuadër të muajit tetor, muaj i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, Albi Mall në bashkëpunim me Spitalin Medical Park Kosova, organizojnë një aktivitet të veçantë për të gjitha gratë dhe vajzat: kontroll falas të gjirit (echo e gjirit).
Ky aktivitet ka për qëllim të promovojë rëndësinë e diagnostikimit të hershëm, si një hap jetik në luftën kundër kancerit të gjirit.
Me moton “Parandalimi fillon me ty!”, kjo iniciativë synon të ndërgjegjësojë dhe inkurajojë gratë që të kujdesen për shëndetin e tyre përmes kontrolleve të rregullta.
Vendndodhja: Albi Mall, Kati -1, Hyrja D
Data: 03 – 04 Tetor
Ora: 16:00 – 20:00
Spitali Medical Park Kosova do të jetë në dispozicion për të ofruar shërbimin falas të ekografisë së gjirit, duke siguruar një ambient profesional dhe të kujdesshëm për të gjitha pjesëmarrëset.
Kujdesi për shëndetin është hapi më i rëndësishëm. Ejani dhe bëni kontrollin tuaj!