Ultuash: Jemi gati për çdo sfidë që mund të lindë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Ultuash: Jemi gati për çdo sfidë që mund të lindë

    Insajderi
    03 October 2025 - 12:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komandanti i ri i KFOR-it, Ozkan Ulutash, e ka mbajtur fjalën e tij pasi e mori detyrën.

    Ai tha se KFOR-i qëndron gati dhe plotësisht i përkushtuar për një siguri afatgjate në Kosovë, por edhe për stabilitet rajonal.

    “Siç e dini, KFOR-i ka vazhduar të shërbejë për më shumë se 26 vjet në Kosovë nën udhëheqjen e NATO-s mbështetur në Rezolutën e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara”.

    “Ne qëndrojmë gati dhe plotësisht të përkushtuar për një siguri afatgjate në Kosovë dhe stabilitet rajonal. Ne do angazhohemi në aktivitete të ndryshme në terren”, tha Ulutash.

    Tutje, ai theksoi edhe bashkëpunimin e vazhdueshëm që KFOR-i e ka me policinë, teksa tha se janë gati për çdo sfidë.

    “Ky bashkëpunim është i rëndësishëm për sigurimin e stabilitetit në Kosovë dhe për misionin e KFOR-it. Gjithashtu, theksoj bashkëpunimin e vazhdueshëm me Policinë e Kosovës dhe me EULEX-in në të gjitha përgjegjësitë e tyre të sigurisë. KFOR-i ka shërbyer shumë mirë për Kosovën dhe është i gatshëm për çdo sfidë të sigurisë që mund të lindë”.

    “Si pjesë e KFOR-it, prioritetet e mia gjatë këtij misioni do të jenë që gjithmonë të siguroj një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm dhe të mbroj sigurinë e të gjitha komuniteteve në Kosovë”, u shpreh Ulutashi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark