Uran Ismaili takohet me shoqatën e taksistëve: Një trafik i zhbllokuar për 18 muaj u shërben si qytetarëve ashtu edhe taksive - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Uran Ismaili takohet me shoqatën e taksistëve: Një trafik i zhbllokuar për 18 muaj u shërben si qytetarëve ashtu edhe taksive

    Insajderi
    03 October 2025 - 16:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, sot është takuar me përfaqësues të shoqatës së taksistëve të kryeqytetit.

    Ai është zotuar për rregullimin e vendparkimeve për taksi, ndalimin e taksive ilegale dhe atyre që operojnë nga qytete të tjera, si dhe për zhbllokimin e trafikut brenda 18 muajsh përmes vendosjes së 60 semaforëve të rinj dhe krijimit të një qendre moderne për menaxhimin e trafikut.

    Ismaili tha se taksistët janë pjesë e rëndësishme e jetës së përditshme të qytetarëve, ndaj qeverisja e tij do të garantojë kushte më të rregulluara dhe funksionale për punën e tyre, në mënyrë që shërbimi ndaj qytetarëve të jetë më i sigurt dhe më cilësor.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark