
I detyruar nga mungesat e shumta, trajneri i kombëtares së Serbisë, Dragan Stojkoviç ka zbuluar një listë me shumë debutues për sfidën kundër Shqipërisë.
Tre lojtarë janë ftuar për herë të parë në përfaqësuese, ndërsa në zgjedhjet e teknikut ka edhe një rikthim.
Bëhet fjalë për portierin e Napolit, Vanja Milinkoviç-Saviç që për herë të fundit ishte grumbulluar në finalet e “Euro 2024”.
Sa I përket debutuesëve ata janë Veljko Milosavljeviç, Aleksandar Stankoviç dhe Andrej Iliç.
I pari është vetëm 18 vjeç dhe luan për Bournemouth në Premier League. Dy të tjerët luajnë përkatësisht me Klub Brugge dhe Union Berlin.
Sa I përket pjesës tjetër të futbollistëve që do grumbullohen për ndeshjen e 11 tetorit kundër Shqipërisë, bëjnë pjesë të gjithë lojtarët më fortë, si mbrojtësi i Milan, Pavlovic, sulmuesi i Juventus, Vlahovic, apo sulmuesit e tjerë Mitroviç dhe Jovic.
Siç dihet, Stojkovic duhet të bëjë në sfidën vendimtare në këto eliminatore pa lojtarë të tjerë të rëndësishëm.
Mbrojtësi Milenkovic dhe mesfushori Lukiç janë të pezulluar pas kartonëve që morën në sfidën me Anglinë, ndërsa të dëmtuar janë mbrojtësi tjetër Nedeljkovic dhe sulmuesi Katai.
Përveç Shqipërisë, Serbia ka në program edhe një tjetër sfidë kualifuese më 14 tetor në transfertën kundër Androrrës.