
Kandidati për kryetar të Komunës së Suharekës, Ardian Shala, ka mbajtur tubimin elektoral në Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyçi”.
Shala, nga atje tha se Suhareka është gati për ndryshim dhe për një udhëheqje që punon me duar të pastra.
“Tubimi Qëndror në Suharekë Sot, në Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyçi”, u mblodhëm bashkë me qytetarët e Suharekës për të ndarë vizionin tonë për një të ardhme më të mirë. Energjia dhe përkrahja që mora nga ju më jep bindjen se Suhareka është gati për ndryshim dhe për një udhëheqje që punon me duar të pastra.Programi ynë është i qartë dhe i ndërtuar mbi tri shtylla kryesore: arsim cilësor, shërbime publike dinjitoze dhe një ekonomi që krijon mirëqenie për çdo familje. Me investime në shkolla, shëndetësi, bujqësi e turizëm, ne do ta kthejmë potencialin e Suharekës në zhvillim konkret. Më 12 tetor, së bashku do ta bëjmë realitet vizionin tonë një Suharekë që frymëzon dhe i shërben çdo qytetari“.