
Kandidati për kryetar të Suharekës nga Partia Demokratike e Kosovës, Dardan Berisha, ka vlerësuar lart rolin e gruas në shoqërinë shqiptare.
Berisha tha se në këtë fushatë zgjedhore kanë një vizion që Suhareka të jetë komunë ku gruaja është pjesë e vendimmarrjes.
“Gruja Demokratike e Kosovës në Suharekë..!🤟👍 Historia jonë, sakrificat tona dhe rrugëtimi ynë i përbashkët na dëshmojnë se gruaja gjithmonë ka qenë shtylla e familjes, forcë e shoqërisë dhe bartëse e vlerave më të larta kombëtare. Pa përkushtimin, mençurinë dhe guximin tuaj, nuk do të ishte e mundur as liria që gëzojmë sot, e as shoqëria që po ndërtojmë së bashku. Në këtë fushatë zgjedhore, ne kemi një vizion të qartë, Suhareka të jetë një komunë ku gruaja është pjesë e vendimmarrjes, ku nuk ka barriera për përfshirje në arsim, shëndetësi, ekonomi e kulturë. Ne besojmë se mirëqenia e familjes fillon me fuqizimin e gruas, dhe se zhvillimi i komunës është i pamundur pa angazhimin dhe aftësitë e tyre”, tha ai.
https://www.facebook.com/share/r/1CDGLc7yAj